Çfarë dënimi pritet të marrë, me vdekje apo të përjetshëm/ Kapet 500 kg kokainë në Dubai, me vlerë mbi 117.5 milionë euro




Mediat ndërkombëtare deklarojnë se policia në Dubai ka sekuestruar një sasi rekord kokaine, me vlerë më shumë se 117.5 milionë euro.

Zyra e policisë së Dubai u njoftoi se operacioni për kapjen e kokainës u emërtuar “Akrepi”. Policia arrestoi një burrë, që vepronte si ndërmjetës në rrjetin ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Mediat e huaja bejne me dije se i dyshuari u prangos në vend, ndërsa edhe më herët kishte qenë i dënuar. Ai kishte mbajtur lëndën narkotike në një magazinë, përpara se ta dërgonte në tjetër vend në Gjirin Persik.

Dënimi për trafik droge në Emiratet e Bashkuara Arabe është shumë i rëndë.

Madje, dënimet shkojnë deri në burgime përjetësisht ose me vdekje.