Çështja Xhafaj-Babale: Të martën del pretenenca e Prokurorisë

Të martën më 10 dhjetor, në orën 13:00, prokuroria do të japë pretencën për çështjen Xhafaj-Babale, ku te akuzuar janë edhe ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Kjo çështje ka mbajtur për thuajse 1 vit ndezur debatin politik në Shqipëri, duke e rënduar situatën. Kjo  për shkak të pretendimit pre-favorizim nga ish-ministri i Brendshëm, të vëllait të tij të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.

Pas publikimit të audio-përgjimit, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane. Ndërsa prokuroria  e vendit tonë, nisi një hetim që  sipas opozitës bëhet për të shpëtuar trafikantin e drogës dhe për të kërcenuar denoncuesit.

Akuza e prokurorisë për kallëzim të rremë në bashkëpunim parashikon burgim deri në 5 vjet për Ervin Salianjin i akuzuar si organizator së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe te pandehurit  e tjerë  Veliu dhe Alizoti./apel.media