“Çështja e inceneratorëve është komplekse”, Kraja: Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshirë edhe zyrtarë

Kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili ndodhet në SHBA për një vizitë zyrtare, thotë se çështja e inceneratorëve është komplekse.

Ai shprehet se në hetime janë përfshirë shumë institucione dhe është një volum i madh pune.

“Ne kemi 3 hetime penale për tre incneratorë. Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshirë edhe zyrtarë.

Hetimet do të vazhdojnë deri në fund. Kushdo që do ketë shkelur ligjin do të përgjigjen deri në fund”, tha Kraja.