“Çështja e Butrintit”/ Margariti: Opozita po e përdor si zhurmë politike! Brenda vitit nis edhe ndërtimi i Teatrit Kombëtar

Ministrja e Kulturës Elva Maragriti e ftuar në një studio televizive tregoi se brenda këtij viti do të nisë ndërtimi i projektit të ri për Teatrin Kombëtar.

Po ashtu do të nisë edhe ndërtimi për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Ministrja tha se sot u zhvillua edhe konkursi mes katër pretendentëve që kërkojnë të marrin drejtimin e teatrit dhe fituesi do të shpallet brenda 5 ditësh.

Një përgjigje e pati edhe për opozitën e cila ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për Butrintin. Sipas Margaritit kjo marrëveshje është përdorur nga opozita për zhurmë politike e ndërsa hodhi poshtë të gjitha akuzat se marrëveshja është një aferë korruptive, duke theksuar se privati do ketë vetëm administrimin dhe gjithçka i mbetet shtetit.

S’ka aferë të rëndë. Kthyer në çështje politikë. I jam falënderues opozitës në këtë rast që më së fundmi u njoh me Butrintin nga afër dhe që po u jep vëmendje çështjeve të kulturës, paçka se u epet për një nevojë politike. Nuk jam në dijeni të dokumentacioneve të paraqitura në Gjykatën Kushtetuese. Nga akuzat kam kuptuar që vihet në pikëpyetje edhe ligji i trashëgimisë. Procesi që kemi veçuar deri në ratifikim në parlamentin është një marrëveshje administrimi që vjen në frymën e ligjit të trashëgimisë. Marrëveshje me kuadër të qartë, marrëveshje bashkëpunimi që më pas kthehet në një marrëveshje administrimi. Nëse nuk ekzekutohet sipas afateve, shteti ka tagër që ta anulojë. Çdo donacion i mbetet parkut kombëtar të Butrintin. Shteti e monitorin të gjithë procesin”, vijoi ministrja.