Çështja Beleri, Shoqata Himara protestë para ambasadës shqiptare në Athinë

Shoqata e Himara ka lajmëruar mbajtjen e një proteste përballë ambasadës shqiptare në Athinë këtë të martë.  Protesta do të mbahet në shenjë solidariteti me Fredi Belerin dhe për të kundërshtuar ...
Çështja Beleri, Shoqata Himara protestë para ambasadës shqiptare në Athinë
Foto: Çështja Beleri, Shoqata Himara protestë para ambasadës shqiptare në Athinë

Shoqata e Himara ka lajmëruar mbajtjen e një proteste përballë ambasadës shqiptare në Athinë këtë të martë.  Protesta do të mbahet në shenjë solidariteti me Fredi Belerin dhe për të kundërshtuar arrestimin e tij, të cilin shoqata e himariotëve e cilëson si të padrejtë.

“Qeveria shqiptare, kundër çdo koncepti ligji, vendosi të vijojë burgosjen për kryebashkiakun e Himarës, Fredis Beleris dhe shtetasin Pantelis Kokavesis. Përballë këtij zhvillimi, Unioni i Çimarriotëve do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.“- shkruhet ndër të tjera.

Përmes një deklarate zyrtare, shoqata fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe grekë t’i bashkohen protestës përballë ambasadës shqiptare në Athinë, në orën 18:00 në adresën: Nr. 7 Vekiareli, Filothei.

Njoftimi:

Protesta në Ambasadën Shqiptare ditën e martë më 23 maj në orën 18:00.

Qeveria shqiptare, kundër çdo koncepti ligji, vendosi të vijojë burgosjen për kryebashkiakun e Himarës, Fredis Beleris dhe shtetasin Pantelis Kokavesis. Përballë këtij zhvillimi, Unioni i Çimarriotëve do të ushtrojë të gjithë fuqinë që mundet që bashkatdhetarët tanë të lirohen ashtu siç e meritojnë.

Ftojmë të gjithë himarjotët që jetojnë në Athinë por edhe çdo vorioepirot, çdo qytetar të Greqisë dhe Shqipërisë që e kupton këtë padrejtësi të bashkohet me ne në protestën paqësore që po organizojmë të martën e datës 23 maj në orën 06.00 pasdite në ambasadën shqiptare në Athinë.

Le të japim të gjithë së bashku mesazhin se praktikat e shigurimit nuk do të mbeten pa përgjigje.

Athinë, e hënë 22.05.2023 Shoqata e Chimarrioteve “KIMARRA”