Certifikatat e vaksinimit në Shqipëri, të vlefshme edhe në BE

Bashkimi Europian njeh certifikatat që lëshon Shqipëria për personat e vaksinuar.

Ditën e sotme hyn në fuqi vendimi që lidh Shqipërinë me sistemin e e BE dhe certifikatat e Covid që lëshon do të pranohen njësoj si Certifikatat Dixhitale të BE-së për Covid.

Vendeve të tjera që iu njihet nga sot certifikata janë Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja.