CEOT më të mirë në botë

Suksesi vjen nga lart poshtë. Një CEO i mirë i jep zë kompanisë së tij dhe frymëzon punonjësit t’a bëjnë punën sa më mirë. Kjo është arsyeja se pse investitorët duhet të kërkojnë kompani, CEO-n e së cilës e do jo vetëm publiku, por edhe njerëzit të cilët punojnë për të.

Glassdor, një ndër faqet e punës dhe rekrutimit më të mëdha në botë, publikoi renditjen e përvitshme Employees’ Choice Awards, në lidhje me CEO-t më të mirë në botë, për vitin 2019 në Amerikën e Veriut dhe në disa vende të Europës.

Në ndryshim nga çfarëdo lloj çmimi mbi vendin e punës, Glassdoor Employees’ Choice Awards mbështetet tek kontributi i punonjësve që japin vullnetarisht një vlerësim anonim, duke plotësuar një pyetësor mbi CEO-n e kompanisë, punën e tyre, mjedisin e punës dhe punëdhënësit në vitin e fundit.

Ato klasifikojnë CEO-t e kompanive me të paktën 1000 punonjës.

Ajo që bie në sy është diferenca e vogël mes CEO-ve në krye të renditjes.

Gjithnjë e më shumë, CEO-t e kompanive po marrin vendime për të krijuar kulturën e kompanisë, që të ndihmojnë në rekrutimin dhe mbajtjen e punonjësve të aftë, gjë që ka lidhje të drejtpërdrejtë me suksesin e kompanisë.