Çdo ditë 200 raste urgjencash/ Shkaku kryesor është vapa

I nxehti i këtyre ditëve ka rritur me gati 200 raste urgjence në 24 orë, të cilët kanë kërkuar ndihmë pranë qendrës kombëtare të urgjencave, rreth 130 gjendje të fikti apo humbje koshience . Spostimi ...
Çdo ditë 200 raste urgjencash/ Shkaku kryesor është vapa
Foto: Çdo ditë 200 raste urgjencash/ Shkaku kryesor është vapa

I nxehti i këtyre ditëve ka rritur me gati 200 raste urgjence në 24 orë, të cilët kanë kërkuar ndihmë pranë qendrës kombëtare të urgjencave, rreth 130 gjendje të fikti apo humbje koshience .

Spostimi i qytetarëve drejt plazheve këtë fundjave qe lame pas ku termometri ne hije shënoi 39 grade celius dhe qe ndihej 2-3 grade me shume ndikoi ne përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të shumë pushues, madje u shënuan edhe dy infarkte.

Dr.Brataj u kërkon qytetareve të jenë te kujdesshëm si me ekspozimin ne diel por dhe futjen në ujë.

Shefi i Urgjencës kombëtare thotë se janë ne gatishmëri ,por duhet qe qytetaret e pranishëm në një situatë të telefonojnë menjëherë pasi ndihmën e parë mund ta japin ata duke u konsultuar deri në mbërritje e autoambulancës.

Në qendrën kombëtare të urgjencave ne këtë periudhe janë shtuar thirrjet edhe për sëmurët covid .