Cavani arrin marrëveshjen me klubin e ri

Edison Cavani është pothuajse një lojtar i Atletico Madrid tashmë. Sulmuesi i PSG do të largohet gjatë fillimit të merkatos së Janarit për t’u bërë pjesë e organikës së djemve të Simeones. Sipas rapor...
Cavani arrin marrëveshjen me klubin e ri
Foto: Cavani arrin marrëveshjen me klubin e ri

Edison Cavani është pothuajse një lojtar i Atletico Madrid tashmë. Sulmuesi i PSG do të largohet gjatë fillimit të merkatos së Janarit për t’u bërë pjesë e organikës së djemve të Simeones.

Sipas raportimeve të mediave, thuhet se “El Matador” pritet të firmosë një kontratë me ekipin e “Los Colchoneros” deri në vitin 2023. Gjithashtu ai ka rënë dakord me presidentin e klubit spanjoll, Cerezo, për të përfituar një pagë të jashtëzakonshme, 12 mln € në sezon.

Gjithçka është gati, tani pritet vetëm zyrtarizimi në Janar. /old.apel.media