Bytyçi ‘zbulon’ skenarin e Ramës dhe Bashës/ Pas shtatë vitesh Shqipëria fillon bisedimet për pranim në BE

Enver Bytyçi shkruan :

Neser ne Ljubljane te Sllovenise mblidhet Keshilli i Ministrave i Bashkimit Europian. Ne kete samit do te shqyrtohet edhe njehere propozimi i Komisionit per hapjen e negociatave per pranim te Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut.

Bullgaria do ta lejoje Maqedonine e Veriut te hape negociatat per ta bllokuar ate ne procesin e diskutimit te kapitujve, nese deri atehere nuk do ta kete zgjidhe konfliktin midis dy vendeve. Ndersa Shqiperia do te perfitoje nga kjo e do te marre edhe ajo nje date te hapjes se negociatave. Pas shtate vitesh si vend kandidat, me ne fund vendi yne do te nise bisedimet e pranimit ne BE.

Por e gjitha po ndodh per shkaqe gjeopolitike dhe jo per shkak se vendi yne i ka plotesuar standardet demokratike. Vendi drejtohet nga nje qeveri mafioze dhe nga mafia-qeveri! Megjithate ne Europe nuk eshte hera e pare qe pranohet nje vend mafioz. Anetare e Tregut te Perbashket Europian ishte edhe Italia ne fillim te viteve 1970, kur vendin e sundonte mafia siciliane.

Meqenese se integrimi do te duhet te shitet si sukses i pozites dhe opozites, neser ne Ljubljane do te jete edhe Lulzim Basha! Dhe po neser Rama dhe Basha do te lene pas enturazhin e tyre protestues ne te njejten ore kur ne Gjirokaster do te mbahet Foltorja! Perfeksion!