Byroja e Hetimit-SHBA dhuron 5 makina të së vërtetës për Shqipërinë

Pesë pajisje poligrafi të njohura ndryshe edhe si makina e së vërtetës i janë dhuruar Shqipërisë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këto pajisje do të përdoren për të verifikuar vërtetësine e fjalës së personave që do të aplikojnë për të marrë pjesë në Byronë  Kombëtare të  Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në njoftim thuhet se këto mjete do të përdoren nga një personel i trajnuar nga SHBA-të, teksa mësohet se ky program do të zgjasë për një periudhë dhjetë javore.

Postimi i Plotë

“Këtë javë, Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) hodhi një tjetër hap përpara drejt ngritjes së saj me dhurimin e pesë paketave të kontrollit poligraf nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për Ministrinë e Brendshme.

Pajisjet do të përdoren nga poligrafë të trajnuar nga Shtetet e Bashkuara, të cilët do të kryejnë testimet e aplikantëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, për të ndihmuar në ruajtjen e standardeve më të larta të integritetit.

Dhurimi dhe certifikimi i poligrafëve është pjesë e një program dhjetë javor, financuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës nëpërmjet Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnime në Hetimet Penale (ICITAP).

Drejtori i Përgjithshëm dhe ekipi menaxhues i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SIAC) – organizata që do të punësojë shqyrtuesit e poligrafeve – iu bashkuar drejtuesit të programit ICITAP dhe drejtueses”, thuhet njoftim./apel.media