Buxheti për 2020, Partia Demokratike denoncon korrupsionin me koncesionet

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me fondet e parashikuara nga qeveria për buxhetin e vitit 2020.

Përmes një deklarate zyrtare, ish deputeti i PD-së Bardh Spahia tha se nuk ka rritje reale të buxhetit për shëndetësinë. Sipas tij, paratë e buxhetit po shkojnë për të paguar 4 koncesione.

“Taksat e shqiptarëve do të paguhen rreth 37 milionë euro për të mbajtur në këmbë korrupsionin e qeverisë se Edi Ramës me koncesionet, që gllabërojnë djersën e shqiptarëve. Me 37 milionë euro në vit për 2-3 njerëz që i shërbejnë pushtetit të korruptuar e të kriminalizuar të Edi Ramës, mund të ishin bërë disa punë të mira në sistemin shëndetësor”,- deklaroi Spahia./apel.media