Buxheti nuk parashikon shpenzime për zgjedhje të parakohshme/ Fond për SPAK

Qeveria do t’i kushtojë vëmendje të veçntë Reformës në Drejtësi, duke përcaktuar një fond për SPAK, në projektbuxhetin 2020.

Spak parashikohet të ngrihet në janar të viti të ardhshëm.

Buxheti nuk parashikon fond për mbajtjen e një procesi zgjedhor.

SPAK dhe Byroja e Hetimit do të jetë funksionale në vitin 2020.

Buxheti parashikon për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,  të jepet një fond prej 371 mln lekësh.

Qeveria ka përcaktuar rritje të investimeve edhe për KLP dhe KLGJ.

Në projektbuxhet parashikohet që për Këshillin e lartë Gjyqësor të jepen 3.4 mld lekë. Shtesa do të ketë dhe për institucionet qendrore të shtetit./apel.media