Bushati godet Bashën/ PD duhet mbyllur, Basha blen vila e shet bashkëpunëtorët. Katandisi PD-në, çetë kalamajsh


Analisti andi Bushati, gjatë një interviste telvizive, ka shpërthyer keq ndaj bashës, duke u shprehur se ai është pazarexhi politik. Bushati shprehet se “po të duash të jetosh në 4 vila, dorëzon Berishën, Topallin, Olldashin, Patozin, se për vilat e tua shet çdo njeri, se i ka shitur të gjithë ai, por kjo nuk është Opozitë, kjo është të shesësh menderen për të blerë vetë vila”.

Ndër të tjera, Bushati u shpreh se, prandaj e çon Opozitën nga humbja në humbje, blen vila vetë dhe shet bashkëpunëtorët, e ka katandissur në një çetë kalamajsh PD-në dhe prandaj e fut Rama si do në zgjedhje dhe e nxjerr si do.

Sipas Bushatit, e ka kthyer ne kopsht kalamasjsh Partinë, ata kalamajt që ka çuar në Parlament, kush do bëjë Opozitë në atë Parlament, ata kalamajt që ka çuar Basha? Prandaj duhet mbyllur ajo Parti.