Bushati bën “leckë” Lulin, i nxjerr të palarat: Iu desh ndihma e komisionerëve të PS që t’i falnin nja 2500 vota që t’ia kalonte Agronit në Tiranë

Ish anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, njëheresh dhe anetare e kryesisë se kesaj partie per 4 vjet, Endira Bushati, ka kritikuar virtualisht Bashën mbi debatin e sotem ne PD. Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar me kryetaret e degëve dhe Grupin Parlamentar demokrat, deputeti Agron Shehaj eshte kacafytur me Lulzim Bashën ku i ka thënë se “75% të anëtarësisë demokrate e ke kundra”.

Sipas saj debati në PD, është një dëshmi e mediokritetit dhe meskinitetit ku ka degraduar drejtimi i Partisë Demokratike!

Por Bushati befason kur thote se Lulit iu desh ndihma e komisionerëve të PS që t’i falnin nja 2500 vota Lulit që t’ia kalonte Agronit në Tiranë….

Reagimi Endira Bushatit:

Debati në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, i publikuar sot, është një dëshmi e mediokritetit dhe meskinitetit ku ka degraduar drejtimi i Partisë Demokratike!

Agron Shehaj, deputeti që mori rreth 14 mijë vota preferenciale në Tiranë, sulmohet se i thotë Lulit të vërtetën që 75% e anëtarësisë është kundra tij…

Agresiviteti vulgar mendjebosh e shantazhues dëshmon ikjen e mendjes se planet u prishën….

Plus:

Luli s’mund ta harrojë që Agroni mori më shumë vota sesa ai në Tiranë….e iu desh ndihma e komisionerëve të PS që t’i falnin nja 2500 vota që t’ia kalonte….