Burri i rrëmben fëmijën, 38-vjeçarja e denoncon në polici

Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit pasi gruaja e tij e ka denoncuar se i ka marrë fëmijën dhe është larguar.

“Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. Sh., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. Sh., 38 vjeç(me banim të përkohshëm në Fier), se bashkëshorti i saj, shtetasi G. Sh., i ka marë fëmijën e mitur dhe është larguar.” njofton policia.