Një person ka denoncuar në Komisariatin e Policisë së Mat-it, grabitjen e një shume të konsiderueshme parash nga katër persona.
Sipas tij bëhet fjalë për 15 mijë euro, shumë që viktima e kishte tërhequr nga banka.
Mësohet se kjo grabitje ka ndodhur në fshatin Burgajet.
Njoftimi i policisë
Shtetasi D.B, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat dhe ka bërë kallzim, pasi pretendon se duke lëvizur me automjetin e tij në fshatin Burgajet, e kanë ndaluar katër persona, të cilët dyshohet se i kanë marrë me forcë një sasi vlerash monetare, celularin dhe çelsin e makinës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me specialistët e Hetimit të Krimit po vijojnë punën për, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./apel.media