Burimi kryesor i tërmeteve- Historia e çuditshme e ‘Kanalin të Kuçedrës’

Një nga zonat më sizmike në Durrës është  zona që njihet si “kanali i kuçedrës”, e cila ndodhet në Gjirin e Lalëzit. Sipas një legjende urbane thuhet se aty kanë rënë mbi 500 tërmete brenda 3 ditëve.

Thuhet  se një ditë me shi kuçedra doli nga deti për t’i shpëtuar rrufeve dhe më pas tre dragonj e ndaluan që të mos bënte dëme.

Ky kanal shkarkon ujrat e kënetës në det dhe sipas gojëdhënave, është aty prej 3 shekujsh. Uji që del prej aty  ka dhe flluska ajri, që do të thotë, se ka shkarkim të energjisë së nëndheshme. Zona është e pasur me gaz jo helmues, i cili çlirohet herë pas here.

Kanali është mbushur me mijra metër kub beton, duke u bllokuar totalisht dhe energjia nëntokësore nuk ka ku të shkarkohet.

Mendohet që kjo  të jetë edhe një nga arsyet, se përse kjo zonë është shumë e prekur nga tërmetet, pasi gazrat duhet të dalin diku.

Kanali i Kuçedrës ndodhet në mes të Gjirit të Lalëzit ,në distancë të barazlarguar  nga Kepi i Rodonit dhe Bishti i Pallës.