Bundesliga: Lojtari kryesor i Leipzig drejt Premier League

Liverpool po mendon të nisë një ofertë për sulmuesin e talentuar e Leipzigut, Timo Werner.

Kampionët e Europës e shohin sulmin si pikën që duhet përforcuar, kështu që Werner është synimi kryesor për skuadrën e Jurgen Klopp.

Sipas Sport Bild, shuma që ‘’The Reds’’ po mendojnë të shpenzojnë për gjermanin është rreth 50 milionë euro, por duke parë rolin thelbësor të 24-vjeçarit në skuadrën e Leipzigut, oferta pritet të refuzohet.

Me ardhjen e madhe të Werner në Anfield, sulmuesi do ta gjente konkurrencën e Roberto Firminos për qendrën e sulmit, edhe pse ky nuk është pozicioni natyral i lojtarit.

Timo Werner është pjesë e Leipzig që nga viti 2016, ku ka arritur të shënojë 70 gola në 114 ndeshje të luajtura. /apel.media