Bullgaria kërkon zyrtarisht që Shqipëria të ndahet nga RMV që të anëtarësohet në BE

Bullgaria ju ka kërkuar zyrtarisht shteteve anëtare të BE-së që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut sa i përket procesit të integrimit.

Bullgaria kërkon që Shqipëria të gjykohet për meritat e saj dhe të vijojë rrugën drejt integrimit.

“Maqedonia e Veriut nuk plotëson ende kriteret për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, thuhet në një reagim të qeverisë bullgare.

Këtë propozim e ka bërë edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut ka ngecur në Këshillin e BE-së, pasi Bullgaria ka vendosur veto për shkak të mospajtimeve që ka me Shkupin zyrtar.