“Bufat e natës” pushoni të qetë, ka zgjidhje edhe për ju

Njerëzit që qëndrojnë zgjuar deri vonë dhe flejnë deri vonë, kanë një jetë shumë herë më aktive sesa të tjerët. Ata shijojnë natën deri vonë dhe nuk shqetësohen për zgjimin e tmerrshëm të mëngjesit.

Por, këta persona janë të prirur më shumë drejt rreziqeve të lidhura drejtpërdrejt me mendjen dhe fizikun e tyre. Presioni i lartë i gjakut, goditja në tru, depresioni dhe kanceri janë sëmundjet më të rrezikshmë që një “buf nate” mund të përballet.

Kur ky lloj gjumi të kthehet në një ves, është tepër e vështirë të hiqet.

Megjithëse e vështirë, nuk është e pamundur .

Studiuesit nga Universistet e Birmingham  apo nga Universitin Monash i Australisë kanë listuar një sërë hapash për të rregulluar sjelljen tuaj të gjumit:

  1. Zgjohuni dy ose tre orë para kohës tuaj të rregullt të zgjimit
  2. Dilni jashtë dhe thithni sa më shumë dritë natyrale që mundeni gjatë mëngjesit
  3. Shkoni në shtrat dy ose tre orë më herët se gjumi juaj i zakonshëm
  4. Kufizoni ekspozimin tuaj në dritë në mbrëmje
  5. Mbani gjumë dhe kohën e zgjimit të fiksuar si në ditët e punës ashtu edhe në ditët e lira
  6. Hani mëngjes sa më shpejt të jetë e mundur pasi të zgjoheni
  7. Mos hani vonë në mbrëmje – dhe kur është e mundur mos hani pas 7:00 pasdite/apel.media