Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë kanë ndërhyrë për heqjen e komisioneve për transfertat vullnetare dhe emergjencat nga bankat e nivelit të dytë.
Paratë që mblidhen për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti nuk do të komisionohen, lajmin e bën me dije Shoqata Shqiptare e Bankave.
Për çdo shqetësim, mund të kontaktoni me bankën përkatëse ose me Shoqatën Shqiptare të Bankave, njofton Shoqata./apel.media