Broja sërisht hero!/ Shënon golin tjetër ndaj Hungarisë

80’ Broja nuk e ka ndërmend të ndalet.

Bën sërish heroin për Shqipërinë duke shënuar me një gol personal.

Shqipëria po luan një ndeshje shumë vendimtare për fatin e saj për Botërorin e Katarit per vitin 2022.

Kuqezinjtë e Edi Rejas përballen me Hungarinë në ‘Puskas Arena’, një stadium që sonte do jetë i boshatisur për shkak të dënimit të tifozëve nga UEFA.

Edhe pse një muaj më parë kombëtarja triumfoi 1-0 në Elbasan kundërshtarët vijnë më të favorizuar me synimin e vetëm fitoren, pasi çdo rezultat tjetër i nxjerr nga gara për t’u kualifikuar.

Sipas trajnerit të hungarezëve ky është treni i fundit, ndërsa Edy Reja shprehet se ‘kuqezinjtë do të bëjnë një ndeshje të madhe’.