Brohoritje për çdo të mbijetuar-Braçe publikon videon e shpëtimit të 25-vjeçarit

Momente që përcillen me emocion, sa herë që gjendet një i mbijetuar nën rrënoja.

Në një video të publikuar në Instagramin e zv. Kryeministrit, Erion Braçe , duket se si forcat e shpëtimit si dhe banorët e zonës në Thumanë brohorasin teksa nxirret nga rrënojat 25-vjeçari Saimir Gregu.

 

View this post on Instagram

 

Gjalle, gjalle! Gjalle ne Thumane! Edhe nje jete me shume e shpetuar! #NUKDOREZOHETSHQIPERIA

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Entuziast  për jetën e shpëtuar Braçe ka postuar në Instagram videon e shpëtimit të 25-vjeçarit shoqëruar me shkrimin e mëposhtëm.

“Gjalle, gjalle!

Gjalle ne Thumane!

Edhe nje jete me shume e shpetuar!

#NUKDOREZOHETSHQIPERIA”, shkruan Braçe në Instagram./apel.media