Britani e Madhe/ Covid-19 shkakton 351 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Britaninë e Madhe janë shënuar 351 viktima të tjera nga pandemia e Covid-19, duke e çuar numrin total të jetëve të humbura në 36,3932.

Gjithashtu janë regjistruar 3,287 raste të reja pozitive me koronavirus, numri total i të cilave ka shkuar në 254,195.

Ndërkohë numri i personave të shëruar dhe atyre që ndodhen në gjendje kritike për jetën, nuk është bërë ende i ditur. /apel.media