Vetëm 1 kg i heq mundësinë të fitojë medaljen olimpike Briken Caljes

Briken Calja u rendit në vendin e katër në lojrat olimpike.

Me 341 kg në dygarësh, fati nuk ishte me peshëngritësin kuqezi pasi vetëm 1 kg i hoqi mundësi të fitonte medalje olimpike. Pavarësisht se i dëmtuar, Calja zhvilloi një sfidë me shumë shpirt dhe sakrificë. Në stilin e shtytjes, Calja kaloi me sukses provën e parë me 184 kg ndërsa në të dytën nuk arriti të mbaj lart peshën 188 kg. Në provën e tretë, Calja arriti të mbaj lart peshën 190 kg duke siguruar në këtë mënyrë vendin e katër në Lojërat Olimpike.

Peshëngritësi kuqezi, shpresa më e madhe për të siguruar medalje në Lojërat Olimpike, e mbylli garimin e tij të parë me peshën 151 kg duke u renditur në vendin shtatë.

Calja nuk ia doli në provën e parë me 151 kg, peshë të cilin arriti ta mbaj lart në provën e dytë. Në provën e tretë Calja provoi me 155 kg për tu futur në treshen e parë por nuk arriti të dërgonte shtangën lart.