Brenda 7 ditëve bëhen 100 mijë porosi paraprake për automjetin turk Togg T10X

Brenda 7 ditëve 100 mijë porosi paraprake jenë bërë për T10X, modelin e parë me pajisje inteligjente të automjetit turk Togg. Në një postim nga llogaria zyrtare e Togg-ut në Twitter thuhet “100 ...
Brenda 7 ditëve bëhen 100 mijë porosi paraprake për automjetin turk Togg T10X
Foto: Brenda 7 ditëve bëhen 100 mijë porosi paraprake për automjetin turk Togg T10X

Brenda 7 ditëve 100 mijë porosi paraprake jenë bërë për T10X, modelin e parë me pajisje inteligjente të automjetit turk Togg.

Në një postim nga llogaria zyrtare e Togg-ut në Twitter thuhet “100 mijë porosi paraprake në 7 ditë. Faleminderit Türkiye. Emocionet vazhdojnë në http://Togg.com.tr dhe në aplikacionin Trumore”.

Procesi i shortit që do të përcaktojë fituesit e porosive paraprake për 12 mijë T10X që do të takohen me përdoruesit përgjatë vitit 2023, do të vazhdojë deri më 27 mars.

Çdo përdorues individual i cili në këtë proces formon Tru.ID përmes aplikacionit Trumore dhe faqes së internetit të Togg-ut, pas pagesës paraprake duke transferuar 60 mijë lira turke në e-kuletën Trumore përmes transfertës bankare ose kartës së kreditit, do të ketë të drejtë të marrë pjesë në shorte duke konfiguruar T10X që duan të porosisin paraprakisht.

Pasi të mbylljet periudha e pagesës paraprake, më 28 mars do të mbahet shorti dixhital në prani të noterit.