Brdariç: I lumtur nga fitorja, kam kritika për mbrojtjen

“5 gola Laçit? Nuk kemi ardhur për rekorde, kemi ardhur për të bërë lojën tonë, ne luajmë shumë ofensivisht, por në mbrojtje nuk ishim mirë. Gjithsesi, fitorja është fitore. Golat e sulmuesve? Ne duam të përmirësohemi në cdo moment.

Kjo ishte ndeshja e parë e jona dhe nuk mund të themi si do shkojë sezoni. Ishte diçka mbresëlënëse dhe do vazhdojmë të punojmë fort. Në futboll duhet të mësohesh me humbjet. Folëm me lojtarët dhe u thamë të luajmë deri në fund dhe jo të dorëzohemi pas vetëm një ore.

Ndeshja e Superkupës ishte thjesht ndeshje përgatitëse. Fitimi i Superkupës nuk ishte qëllimi ynë i madh sepse kemi të tjera objektiva në këtë sezon. Sot ishte qëllim fitorja dhe në fund ia arritëm qëllimit. Ne që jemi në këtë klub e dimë shumë mirë se behët një punë e madhe.

Duhet të eliminojmë “fikjet” gjatë ndeshjes. Deri në golin e dytë po bënim gjërat shumë mirë. Lojtarët duhet të kuptojnë përgjegjësinë që kanë sepse u falëm disa raste shumë të mira Laccit dhe për këtë do flas me lojtarët në mbledhjen e radhës.

Kemi punuar për këto ndryshime që i kemi bërë skuadrës. Përmiësimi ndonjëherë kërkon ndryshime në skuadër. Por lojtarët duhet të kuptojnë mënyrën e lojës dhe punës sonë. Çdo gjë do vijë me kalimin e kohës“.