Braktisja e shkollës për arsye ekonomike është plagë e hapur në arsimin tonë/ PD fton në protestë qytetarët

Fëmijë që nuk shkollohen dot, sepse duhet të punojnë, sepse familjet e tyre nuk e përballojnë dot shpenzimin( veshje, mjete mësimore, transort, ushqimin, mirëmbajtjen) e shkollimit të tyre. Shumë prej këtyre familjeve nuk kanë të ardhura dhe më fatlumët marrin ndihmën ekonomike prej 30 mijë lekëve të vjetra.

Fëmijë që kequshqehen, fëmijë me duar gjithë kallo nga puna e rënd, fëmijë që kanë vetem një ëndërr “Të ikin nga ky vend” kudo në çdo cep të botës, se ky vend nuk bëhet, se ky vend ka marrë fund…

Jua kemi borxh këtyre fëmijve kthimin e shpresës, kthimin e ëndrrave, ne mundemi, ne duhet.

Me datën 7/7 në orën 7 një arsye më shumë për të protestuar. Për fëmijët tanë.

Ju bëj thirrje të gjithë mësuesve ejani në protestë. Askush më mirë se ne nuk e njeh realitetin brënda mureve të shkollave tona.

Ne kemi njëmijë e një arsye për të protestuar!