Brad Pitt: Jam i pakënaqur me jetën time

Mandatory Credit: Photo by Matt Baron/Shutterstock (10417952bx) Brad Pitt 'Ad Astra' film premiere, arrivals, Los Angeles, USA - 18 Sep 2019

56 vjeçari, të dielën mori çmimin si aktori më i mirë në ‘Golden Globes’, por mesa duket çmimet që vetëm shtohen për të duket se nuk ja bëjnë jetën më të këndshme.

Brad, u shfaq në skenë me mikun e tij më të mirë Leonardo Di Caprion, bashkë treguan se cili ka qenë momenti kur ata e kanë parë se kanë arritur kulmin e karrierës së tyre. 45 vjeçari, Di Caprio mori fjalën dhe tha se kulmi i karrierës ka qenë në filmin ‘Titanic‘.

Ndërsa, fituesi i çmimit ‘Oscar‘ tha se nuk ka ndodhur ende ky moment: ‘Jam pak i pa kënaqur në jetën time. Unë jam një plehrë magjepsës, ndoshta ka të bëjë me jetën time personale’, tha Pitt. Aty reagoi miku i tij Leonardo, ku i tha:‘ Ju keni një jetë personale shumë emocionuese’.

Brad Pitt, foli për jetën e tij personale dhe tha nuk po kalon kohë të mire.Në audiencë ishte ish bashkëshortja e Pitt, Jennifer Aniston, e cila u pa duke qeshur me pjesën tjetër të turmës.

Ndërkohë, në tapetin e kuq u pyet ish bashkëshorti i Jennifer Aniston, me të cilin ishte e martuar në vitin 2000 deri në vitin 2005.  Brad, buzëqeshi dhe tha: ‘Ajo është një shoqe e mirë’. Ishte përmendur edhe ribashkimi i tyre muaj më parë, por ai tha se janë thashetheme./apel.media