Bota nderon shkrimtarin Serbomadh- Shqiptarët e Finlandës, mbledhin donacione për të nderuar gratë  e përdhunuara gjatë luftës

Nesër, bota do të nderojë me një Çmim Nobel, mohuesin e gjenocideve serbe në Ballkan, ndërsa shqiptarët e Finlandës, përmes një postimi në rrjetet sociale kërkojnë ndihmën e donatorëve  për të nderuar heroinat e heshtura të luftës në Kosovë.

Gjatë  luftës në Kosovë janë përdhunuar afërsisht 200 000 gra dhe shumë pak prej tyre kanë guxuar që të dalin hapur dhe ta pranojnë dhunimin. Ndër të tjera e para grua që ka folur rreth kësaj çështje është Vasfije Krasniqi, e cila  ka rrëfyer  dramën e dhunës seksuale gjatë luftës.

Në postimin e tyre shqiptarët e Finlandës bëjnë thirrje që të dhurohet për këtë projekt, pasi synon që dhimbjen e përjetuar nga gratë kosovare në kohën e luftës, ta kthejë në këmbane alarmi  për të gjithë botën.

Ndërkohë që ky projekt synon edhe sensibilizimin për zgjidhjen e çështjeve të tyre./apel.media