Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Xhavit Curri/ Borxhi i sigurimeve shoqërore do t’u mblidhet me forcë kompanive private

Borxhi më i madh i papaguar nga kontributet e sigurimeve shoqërore është nga kompanitë private që operojnë në Shqipëri. Rreth 100 mnl dollarë është shifra e borxhit e papaguar në vite, ku 99% e kanë kompanitë private, ndërsa 1 % nga entet publike dhe institucionet shoqërore.

Në një intervistë për televizionin “News 24”, zv. Drejtori i përgjithshëm i tatimeve Xhavit Curri, tha se tatimet kanë në plan që në bazë të legjislacionit tatimor, të mbledhë borxhin nëse është e nevojshme edhe duke përdorur forcën.

“Administrata tatimore fillon mbledhjen me forcë të detyrimeve duke vendosur urdhër bllokimin në bankë për këdo që kanë detyrime të papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore përfshirë këtu edhe institucionet buxhetore dhe entet publike. Më pas ligji ka parashikuar masa të tjera më të forta të mbledhjes me forcë sic është ajo e bllokimit të aseteve të kompanive duke vendosur barrë siguruese për asetet e luajtshme dhe duke vendosur hipotekën për pasuritë e paluajtshme.E njëjta gjë ndodh edhe me kompanitë private edhe për kompanitë private ndiqen të njëjtat hapa për mbledhjen me forcë”,- tha Curri./apel.media