Borussia Dortmund nuk do të shesë më asnjë lojtar tek rivalët e Bayern

Gjatë viteve të fundit, kampionët e Bundesligës, Bayern Munich kanë qenë të gatshëm për të marrë talente të reja nga skuadrat e tjera të Bundesligës, duke ja dale me sukses me shumë prej tyre.

Duke u nisur nga Leon Goretzka, Manuel Neuer, Niklas Sule dhe deri tek nënshkrimi më i fundit me Benjamin Pavard, mund të themi se klubi e ka eleminuar konkurencën në njëfarë mënyre.

Është raportuar se drejtuesit e Dortmund kanë bërë një “revolucion të brendshëm” duke dalë në përfundimin që nuk do të transferojnë më asnjë lojtar tek rivalët e Bayernit.

Në mënyrë që të sfidojnë përgjithmonë rivalët e tyre për titullin e ligës në vitet e ardhshme, ata vendosën që asnjë lojtar i yjeve të mos u dorëzohet rivalëve të tyre të drejtpërdrejtë.

Robert Leëandoëski, Mario Gotze dhe Mats Hummels të gjithë u larguan nga Ëestfalenstadion për në Allianz Arena gjatë viteve të fundit, megjithëse këta dy të fundit u rikthyen.

Megjithatë BILD raportoi se në Janar, Dortmundi nuk do të autorizonte më asnjë transferim të lojtarëve të tyre drejt Bayernit. /apel.media