Boronica pritet të zëvendësojë medikamentet e posaçme për tensionin e gjakut. Ja çfarë ndodh me tensionin e gjakut nëse I konsumoni për 1 muaj!

Sipas një studimi të publikuar më herët këtë vit ,boronicat janë ndër frutat më të mira për uljen e tensionit të gjakut.

Një sasi 200 gramëshe me boronica përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe ul tensionin sistolik të gjakut.

Por çfarë ndodh me tensionin e gjakut nëse konsumoni 200 gr boronica për 1 muaj?

Studiuesit analizuan shëndetin e 40 pjesëmarrësve në studim të cilët për një muaj konsumuan lëngun e 200 gramë boronicave në ditë për një muaj të tërë.

Ata kryen rregullisht analizat e gjakut dhe mbajtën nën vëzhgim ecurinë shëndetësore të zemrës.

Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se konsumimi i boronicave për një muaj të tërë ofronte shumë përfitime për gjakun dhe zemrën.

Në vetëm dy orë, konsumi i boronicave zgjeronte me 2 përqind enët e gjakut.

“Efekti zgjerues i enëve të gjakut ishte i qëndrueshëm edhe një muaj pas konsumit të boronicave”, thanë ekspertët.

Sipas ekspertëve, ky ndikim ishte i njëjtë me atë të medikamenteve kundër tensionit të lartë të gjakut./apel.media