“Boll më! Kupa është mbushur”, Basha akuza qeverisë: Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish përsa iu përket audiopërgjimeve të autoriteteve italiane për Ndragehta-n.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha i kujton Ramës premtimet, ndërsa shkruan “premtoi reformën në drejtësi, si dhe i shpalli luftë korrupsionit, ka ndodhur krejt e kundërta”.

Sipas Bashës, drejtësia është kapur dhe asnjë zyrtar i lartë nuk është pas hekurave.

Basha shton se Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre. Basha shton se ai duhet ndalur sot.

“Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur!

Boll më: Kupa është mbushur!

Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët. Boll më: kupa është mbushur!

Shiko më pak”, shkruan Basha.