Video: Bojkotohet mësimi tek Filologjiku, studentët në revoltë nisin protestën

Pas thirrjeve të organizatës Rezistenca Rinore për Revolte studentore më 22 Janar ora 11:00 tek Korpusi Universitar, studentët e FHF (Fakulteti i Histori Filololgjise) kanë filluar bojkotin e mësimit në të gjitha klasat. Mbi 500 studente të revoltuar po brohorasin kundër asaj që ata e quajnë mashtrimi me paktin.

Në një video të shpërndarë, duken studentët në korridoret e fakultetit duke dalë nga godina dhe gjithashtu dëgjohen thirrjet “sot studentët bojkotojnë”.

Rezistenca Rinore ka thirrur në protestë studentët ditën e sotme në orën 11:00 përpara Korpusit Univeristar pasi ata pretendojnë se qeveria nuk i është përmbajtur premtimeve të saj duke e quajtur ‘paktin për universitetin’ një mashtrim.

Ditën e djeshme ata denoncuan se në disa fakultete janë ndryshuar orët e seminareve dhe aktiviteteve për të penguar protestën.