“Bojkoti mund të vazhdojë për 4-5 javë”/ Libohova: Ligji i Sponsorizimeve është kryesor

Pavarësisht se fjalën më të gjatë ditën e sotme e mori presidenti i FSHF, Armand Duka, i pranishëm në takimin e me mediet ishte edhe presidenti i Ligës, Edvin Libohova. Ky i fundit tregoi se është gati materiali i shqyrtuar, i kërkuar nga qeveria dhe tregon se bojkoti mund të zgjasë edhe katër apo pesë javë më shumë.

“U ra dakord që Liga Profesioniste të bënte gati një material shpjegues për kërkesat tona. Një grup pune ka përgatitur propozimet konkrete. Zemra e paketës ligjore është Ligji i Sponsorizimit, në mënyrë që sporti të zërë vendin e duhur. Jemi optimistë. Ne po mendojmë për rikthimin e tifozëve madje, jo më për rikthimin e garës. Rrezikohet sezoni? 

Ndodhi pandemia dhe futbolli u mbyll. Kemi humbur 4 vite me kërkesat e kuadrit ligjor. Edhe nëse bojkoti zgjat 4-5 javë nuk është fundi i botës, po luftojmë për një kauzë dhe një qëllim të madh. Nuk mund të parashikoj hapat e mëtejshme. Presidentët e klubeve të Ligës do të marrin vendimin e duhur, i cili mendoj se do të respektohet”, u shpreh Libohova.