Boja e tatuazhit, rrezik i lartë për kancer 

Tatuazhet tashmë janë kthyer në tred dhe le ta pranojmë, duken shumë bukur. Për të shmangur rreziqet shëndetësore duhet patjetër t’i kushtojmë rëndësi zgjedhjes së bojës. Muajt e fundit efektivët në I...

Tatuazhet tashmë janë kthyer në tred dhe le ta pranojmë, duken shumë bukur. Për të shmangur rreziqet shëndetësore duhet patjetër t’i kushtojmë rëndësi zgjedhjes së bojës.

Muajt e fundit efektivët në Itali kanë kontrolluar lloje të ndryshme të bojrave të tatuazheve, me qëllim verifikimin e përbërjes, cilësisë dhe sigurisë së tyre.

Pas kontrolleve, kanë gjetur mospërputhjen e 22 mostrave për praninë mbi kufijtë ligjorë të disa substancave, të konsideruara potencialisht toksike ose kancerogjene.

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar masa urgjente, drejtuar të gjithë subjekteve që i përkasin zinxhirit të furnizimit (importuesit, shpërndarësit dhe përdoruesit), në lidhje me ndalimin e shitjes dhe përdorimit, tërheqjen nga rrjeti tregtar, si dhe detyrimin të informojë subjektet që i janë nënshtruar procedurës së tatuazhit për rrezikshmërinë e produkteve, përmes sistemeve të ndjekjes së klientit ose metodave të tjera që konsiderohen të efektshme.

Rreziqe të tjera të hasura

Gjatë kontrolleve, u konstatuan mungesa të autorizimit ose të certifikatave të trajnimit të operatorëve, mangësi higjeno-strukturore të mjeteve të përdorura për aplikimin e tatuazhit, përdorimit të produkteve pa etiketim ose që përmbajnë substanca dhe bojëra të papërshtatshme dhe nuk kanë garancitë e nevojshme të sigurisë, duke sekuestruar 248 pako me ngjyra dhe pigmente.

Tatuazhet janë gjithnjë e më të zakonshme: në 13.8% te gratë dhe në 11.7% te burrat.

Edhe pse konstatimet janë bërë në Itali duhet të bëjmë gjithmonë kujdes, sidomos duke marrë parasysh që në vendin tonë nuk ka të tilla kontrolle të bëra publike dhe nuk e dimë gjendjen aktuale./old.apel.media