Bllokohet rruga- Qindra qytetarë drejt Elbasanit

Mijëra automjete janë nisur nga Tirana në drejtim të autostradës përgjatë Elbasanit.

 Familje të tëra,  kanë vendosur që të braktisin në këto momente Tiranën dhe të largohen aty ku nuk mund t’i kapin valët e lëkundjeve.

Numri i lartë i automjeteve  ka bërë që trafiku në këtë aks rrugor të jetë tejet i rënduar.

Gjithashtu gjatë natës së djeshme  mijëra qytetarë në Tiranë zgjodhën ta kalojnë natën në makina, ose  në lokalet e kateve të para afër lagjeve të tyre.