Bllokohen 9 mjete lundruese që rrezikonin pushuesit në Shëngjin

Policia Kufitare e Shëngjinit ka bllokuar dhe gjobitur pronarët e 9 mjeteve lundruese për mungesë dokumentacioni. Masa është marrë pas vëmendjes që iu kërkua policisë në plazhe për të mbrojtur pushuesit nga mjetet lundruese, që së paku në dy raste javët e fundit në Jalë rrezikuan jetë njerëzish.

Komisar Emiliano Resulaj bëri të ditur se 9 qytetarë janë penalizuar deri tani për thyerje të rregullave detare me masë administrative deri në bllokim te mjetit lundrues.

Motorët e ujit vijojnë të jenë shkaktarë të disa prej incidenteve me pasoja për jetën e turistëve në det përgjatë këtij sezonin turistik, por në plazhet e Lezhës deri më tani nuk ka pasur raste të tilla.

Problem tjetër gjatë sezonit veror në plazhet e Lezhës mbetet muzika e lartë.

Sipas Zëvendës Shefit të Komisariatit Lezhë, komisar Pashk Pervata janë verejtur disa probleme muzikën për të cilën ende nuk është gjetur bashkëpunim i plotë me institucionet në lidhje me certifikimin e ambienteve me muzikë.