Bllokohen 11 mjete të tjera lundruese nga Ksamili në Velipojë, gjoba për drejtuesit

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë pasur një angazhim maksimal gjatë gjithë sezonit turistik, për garantimin e sigurisë së pushuesve. Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, gjatë një ...
Bllokohen 11 mjete të tjera lundruese nga Ksamili në Velipojë, gjoba për drejtuesit
Foto: Bllokohen 11 mjete të tjera lundruese nga Ksamili në Velipojë, gjoba për drejtuesit

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë pasur një angazhim maksimal gjatë gjithë sezonit turistik, për garantimin e sigurisë së pushuesve.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, gjatë një jave, janë bllokuar 11 mjete të tjera lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, nga Ksamili në Velipojë.

Mjetet e bllokuara: 6 Jet Ski, 2 gomone, 1 skaf, 1 anije turistike dhe 1 varkë.

-Në Krorëz është bllokuar 1 anije turistike dhe në Sarandë është bllokuar 1 skaf, pasi u konstatuan duke lundruar në zona të ndaluara për mjetet lundruese.

Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë.

-Në Ksamil, në Sarandë, në Krorëz, në Vlorë, në Shëngjin, në Velipojë dhe në Durrës janë bllokuar 6 mjete lundruese Jet Ski, 2 gomone dhe 1 varkë, për mungesë dokumentacioni në bord.

Për këtë shkelje, secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masën 10 000 lekë.