“Bllokimi” i qiellit shqiptar, ish-kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil: Dy janë rrugët për zgjidhjen e situatës

Ish-kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil, Krislen Keri, ka reaguar për situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit, pasi 65 kontrollor firmosën një deklaratë ku tregojnë për paaftësi për të vepruar përkohësisht në punë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Keri shprehet se dy janë rrugët për zgjidhjen e kësaj situate:

E para dhe më e thjeshta, gjithësecili prej tyre ti thërrasi ndërgjegjes dhe të shkoj të kryejë detyrën ndaj përdoruesve të qiellit shqiptar dhe të huaj, ashtu siç është zotuar nëpërmjet liçensimit si kontrollor. Besoj që mesazhi juaj ishte i qartë dhe nuk do kaloj pa u adresuar në mënyrë të qëndrueshme.

Zgjidhja e dytë dhe disi më e komplikuar është zbatimi nga punëdhënësi i kërkesave dhe rifillimi i punës. Komplikacioni i kësaj zgjidhje lidhet me preçedencën që mund të vendoset, ku në të ardhmen, arbitrariteti kolektiv mund të normohet si rrugëzgjidhja më e thjeshtë.”

“Nuk besoj se mund të kërkohet rivendosje drejtësie me veprime të padrejta. Fakt është sot të prekurit janë përdoruesit e qiellit, civilët, hallexhinjt dhe ushtarakët. S’mund të rivendoset drejtësia e pretenduar në kurriz të tyre.”- shprehet Keri.

Reagimi i plotë:

Po e filloj këtë postim në lidhje me ngërçin e operimeve të krijuar në ofruesin e shërbimeve të navigimit ajror në Rinas me një ndjesë për të gjithë miqtë dhe të interesuarit, të cilët gjatë ditës më kanë shkruar dhe telefonuar për të marrë një vlerësimin tim por në pamundësi të një përgjigje të saktë s’jam përgjigjur dot.

Shumë shkurt dua të theksoj se jam kundër dhënies së opinioneve në këto momente për këtë situatë, për sa kohë palët në këtë ngërç janë qartësisht vetëm dy dhe të prekurit janë pasagjerët shqiptar dhe të huaj, shërbimet ajrore shëndetësore ku përfshihen aero-ambulancat dhe avionët e posatshëm kargo që sjellin vaksinat kundër covid, kompanitë që presin dhe dërgojnë mallra dhe avionët ushtarak.

Prioriteti i vetëm në këto momente është kthimi në punë i kontrollorëve dhe për këtë ka dy mënyra, e para dhe më e thjeshta, gjithësecili prej tyre ti thërrasi ndërgjegjes dhe të shkoj të kryejë detyrën ndaj përdoruesve të qiellit shqiptar dhe të huaj, ashtu siç është zotuar nëpërmjet liçensimit si kontrollor. Besoj që mesazhi juaj ishte i qartë dhe nuk do kaloj pa u adresuar në mënyrë të qëndrueshme.

Zgjidhja e dytë dhe disi më e komplikuar është zbatimi nga punëdhënësi i kërkesave dhe rifillimi i punës. Komplikacioni i kësaj zgjidhje lidhet me preçedencën që mund të vendoset, ku në të ardhmen, arbitrariteti kolektiv mund të normohet si rrugëzgjidhja më e thjeshtë.

Nuk besoj se mund të kërkohet rivendosje drejtësie me veprime të padrejta. Fakt është sot të prekurit janë përdoruesit e qiellit, civilët, hallexhinjt dhe ushtarakët. S’mund të rivendoset drejtësia e pretenduar në kurriz të tyre.

Pas zgjidhjes mund të jepen komente/opinione sa të duam. S’jam kundër raportimit të lajmeve, por diskutimet/opinionet/gjykimet ndaj palëve në këto momente mundet veç të komplikojë gjërat më tej. Këtu fus dhe reagimet masive në mediat sociale duke gjykuar njërën apo tjetrën palë.