Bllokimi i negociatave, Kryemadhi: Bullgaria justifikim i kryeministrit Rama, Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një emsion televiziv foli për hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Sipas Kryemadhit problemi nuk qëndron te Bullgaria por tek raporti i FMN i cili ngre një nga pikat më të rëndësishme që është çështja koncesioneve që Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e stabilizim asocimit për koncesionet.

“Duam apo nuk duam, ne duhet të pranojmë që përsa i përket manipulimit të opinionin publik ai është bërë mjeshtër. Besoj që ju e mbani mend që ai ka hapur shishet e shampanjës për hapjen e negociatave të Shqipërisë disa herë me disa ambasadorë. Tani vijmë tek kjo që Bashkimi Europian. Sepse Bashkimi Europian ka disa standarde. Ju e mbani këshillimin me popullin, që harxhoi një gjysmë millionë dollarë. Dhe tha që shqiptarët kërkojnë ndarjen nga Maqedonia. Ta kërkonte zoti Rama, meqë Shqipëria paska përmbushur kushtet tja kërkontë Bashkimit Europian. Absolutisht që problem nuk është Bullgaria, sepse BE kur kërkon të gjejë konsensus për zgjidhjen e problemit ndërkohë që mund të jeptë një sinjal pozitiv për Shqipërinë. Por nuk është ky problemi, problemi qëndron që ne kemi raportin e FMN e cila ngre një nga pikat më të rëndësishme që është ccështja koncesioneve që Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e stabilizim asocimit për koncesionet. Nëse Brukseli në kushtet që jemi sot të luftës në Ukrainë, oki Shqipëria qenka e gatshme për të hapur negociatat po e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia dhe po i japim dritën jeshile Shqipërisë. Normal, që një vend që ka kaluar një process zgjedhor me probleme, që duam apo nuk duam ka përdorur të gjithë arsenalin kriminal, financiar, politik, administrativ për grabitjen e procesit zgjedhor. Dhe unë mendoj që njeriu me i lumtur aty për mos hapjen e negociatave është vetë zoti Rama. Pse? Sepse zotit Rama i duhet të kthehet një drejtues autokrat.” tha Kryemadhi./Apel.media