Bllokimi i fluturimeve në Rinas, Hoxha- qeverisë: T’i thuash “të përgjysmova pagën ‘e madhe'” një kontrollori, kriminale

*Nga Lisandër Hoxha

Per sa kohe shteti mund te mbrohet publikisht dhe kontrolloret jo, ky problem shihet vetem nga njera ane e medaljes.
Belinda Balluku, ne rolin e Ministres, ben presion me burgun ndaj nje ekipi kontrolloresh, te cilet mbajne pergjegjesi per jete njerezish dhe miliona dollare mallra dhe avion qe qarkullojne mbi hapesiren tone ajrore.

Problemi i kontrolloreve lidhet me nje te drejte kontraktuale mes shoqerise Albkontroll ne rolin e punedhenesit dhe atyre ne rolin e punonjesve.

Per te punuar si kontrollor i trafikut ajeror kerkohen me dhjetra trajnime, çertifikime dhe nje pergjegjshmeri shume e larte. Kerkohet nje nivel perqendrimi maksimal dhe madje kerkohet qe gjendja psikologjike e tyre te monitorohet vazhdimisht, pasi rreziku i nje gabimi njerezor mund te sillte pasoja katastrofale me jete te humbura dhe dem kolosal ekonomik.

Sot, kryeargumenti i qeverise ishte mendesia staliniste e pagave shume te larta prej 4400 Dollaresh dhe bllokimi i fluturimeve, i shkaktuar si pasoje e mos paraqitjes se tyre ne detyre.
Te dy keto qendrime jane te papranueshme!

Se pari, paga e tyre eshte krejtesisht e merituar sepse pesha qe ata mbajne eshte shume e madhe. Paraqitja e shumes se pages se tyre si e fryre, ne krahasim me pagat e popullit, eshte nje mendesi staliniste, e cila rrjedh kryesisht nga hipokrizia e atyre qe u japin oligarkeve me qindra miliona dollare qoka, tendera korruptiv pa iu skuqur fare faqja. Te thuash se i pergjysmova pagen e ‘madhe’ nje kontrollori dhe sot merr gjysmen e asaj qe merrte, perse po ankohen ata eshte kriminale.

Kete page e kane perfituar jo duke e vjedhur ate, por si oferte e vete Albkontroll sha dhe askush nuk ka te drejte te preke pagen! Nese stalinizmi i mykur nga koha dhe faktet gelon akoma ne shpirtrat e trazuar te bijve te sistemit ky nuk eshte faji i kontrolloreve. Pagat jane nje kusht i pacenueshem, i cili garantohet ne kontraten kolektive mes punedhenesit dhe punemarresit, sipas legjislacionit shqiptar.

Argumenti i dyte i qeverise se mos paraqitja e tyre ne pune eshte kriminale eshte nje presion vulgar alla sigurimi i shtetit, i cili nuk ngjit aspak ne nje vend normal.

Me dhjetra raste te tjera kemi patur vonesa ne fluturime per shkak te grevave te organizuar nga stafet e aeroporteve te vendeve te Bashkimit Europian. Personalisht jam vonuar disa here ne Rome per shkak te grevave te shpeshta qe beheshin nga stafi i Alitalia. Nuk eshte e mundur qe shteti te te pegjysmoje te ardhurat dhe nenpunesi te mos reagoje dot fare. Kjo nuk eshte demokratike dhe as ligjore! Nje komunist e ka per zakon t’i beje esap tjetrit ndersa nje i djathte e respekton lirine e tjetrit. Stafi i Albkontroll e jetojne jeten e tyre me standardin financiar me te cilin paguhen. Ata ndoshta marrin me shume se sa eshte niveli i pagave ne Shqiperi, por me siguri edhe shpenzojne me shume se pjesa tjeter e shoqerise per faktin e thjeshte sepse munden. Prekja e pages atyre u ka cenuar menyren e jeteses dhe me te drejte ndihen te stresuar nga kjo situate. Per shume kend mund te duket non sens kjo qe po shkruaj, por si kunderargument po ju pergjigjem me jelekverdhet e Frances. Atyre iu rrit me nje cent akciza e naftes dhe vetem se e menduan se do u shtrenjtohej perditshmeria, u dogj gjysma e Parisit, qendrat historike dhe kulturore te permasave boterore. Ndaj nuk pajtohem me Qeverine, e cila ne vend qe te zgjidhe problemin, e agravon ate duke u viktimizuar edhe pse eshte vete fajtorja dhe iniciuesja e shkeljes se kontrates kolektive duke u cenuar pagen kontrolloreve.

Mendesia prej bolsheviku nuk e zgjidh problemin, por e agravon ate. Ne jemi nje vend qe akoma mendojme si proletar dhe i hidhemi si hiena çdo njeriu, te cilin qeveria na e servir si borgjez ne pjatancen e medias. Ne fakt jeta dhe dinjiteti i çdo shqiptari duhet vleresuar ashtu siç eshte. Kjo ndarje konceptesh e ben nje te djathte te duket ndryshe nga neandertali i kuq.
Vendosa te shkruaj edhe si kunder rryme meqenese kontrolloret nuk kane nje ze qe t’i pergjigjen Rames dhe Ballukut.
Personalisht nuk njoh asnjerin prej tyre, por ndihem i keqardhur qe ne 2021 Qeveria mendon akoma si Enver Hoxha dhe kerkon te zgjidhe konfliktet duke tundur pranga.