Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT) do të zhvillojë ditën e sotme shembjen e banesave tek Unaza e re , që preken nga projekti.
Në orët e para të mëngjesit një numër i madh policësh janë vendosur përgjatë rrugës, që tek ish-sheshi “Shqiponja”, duke bllokuar rrugën e Unazës.
Pritet që aksioni të shoqërohet me përplasje të forta midis banorëve dhe punonjësve të IKMT-së.
Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, ndaj dhe sot priten konfrontime fizike . /apel.media