Në përvjetorin e 25- të të performancës së saj të parë skenike, Bleona Qerreti i ka dedikuar kësaj të fundit edhe një status në rrjetet sociale.
Si sot 25- vite më parë Bleona do të fitonte konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit, në moshën 14- vjeçare.
“25 nëntor 1994 është data që fitova konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit. Është një datë e cila do të ngelet përgjithmonë në memorien time. Kanë kaluar 25 vite që atëherë, por unë nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit për të marrë rezultatin e konkursit. Babai im mundohej të më fuste në çadër që të mos lagesha, por unë nga ankthi dhe emocionet nuk ndjeja asnjë pikë shiu që më binte në fytyre, derisa i ndjeri Selim Ishmaku doli poshte televizionit dhe na tha: “Ne si juri mendojme qe Bleona duhet te kendoje ne festival” – nuk arrija te ndaja lotet nga pikat e shiut….. isha 14 vjec dhe pjesemarresja me e re ne festival. Sot dua të falenderoj nga zemra të gjithë bashkëpunëtoret e mi më të afërt, më saktë legjendat e muzikes shqiptare do të thoja, sepse jane pikerisht ata qe kanë bërë historinë e muzikës tone me krijimtarite e tyre”, ka shkruar Bleona./ apel.media