Biznesmeni amerikan, Granoff: Bashkëpunim i shëndoshë me politikanët, por jo kompromise

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Michael Granoff deklaroi se marrëdhëniet e tij me politikën shqiptare janë të shëndetshme, por kurrsesi nuk ka ndikuar te bizneset e tij.

“Që në fillim, kur erdhëm këtu, e kuptuam që para së gjithash do ishte e rëndësishme të qëndronim mbi politikën, të mos përziheshim me politikën,” – tha ai.

Kryetari i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve si dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim theksoi se bashkëpunimi me qeverinë ishte thelbësor, duke qenë se Shqipëria është një vend i vogël që të lidh domosdoshmërisht me qeverinë sa i takon vendimmarrjes.

“Programet tona nuk janë bërë kurrë lodra të politikës, në një vend kaq të politizuar,” – tha Granoff.

Biznesmeni sqaroi se projektet që ai merr përsipër janë në të mirë të qytetarëve dhe puna me këdo që qeveris vendin është e domosdoshme për aq kohë sa rezultati është dobi-prurës.

“Në thelb, një nga arsyet përse fondacioni është kaq interesant, është të qenit i përjetshëm,” – shtoi ai.

Bizneset në drejtimin e Michael Granoff fokusohen te zhvillimi i ekonomisë në sektorin privat.