Biznesmeni shqiptar i ndërtimit kapet me mbi 300 mijë euro drogë (Emri)

Policia italiane ka sekuestruar një sasi droge, e cila nëse shitet në treg, do të kapte vlerën e mbi 300 mijë eurove.

Në pranga për posedimin e kësaj sasie kaq të madhe të lëndës narkotike kanë rënë një shqiptar dhe një italian.

foto galeri

Shqiptari i arrestuar për posedim të më shumë se 300 mijë euro drogë është Dorian Resili, kurse italiani i prangosur me të është Andrea Giustetti, 50 vjeç. Të dy janë pronarë të një kompanie ndërtimi.

Lënda narkotike ishte fshehur në një kuti në një garazh, kurs ejanë gjetur edhe copa letrash. Policia po verifikon nëse në letra ka mesazhe të rëndësishme, për të zbuluar më shumë rreth operacionit.