Bislim Ahmetaj: Shqiptarë e Serbë mund të pushojnë bashkë por tokën s’e përziejnë

Sot në plazhin Santa Quaranta në Sarandë dominojnë dy kombësi shqiptarët dhe serbët.Natyrisht që ka edhe italianë, polak, ukrahinas, rusë, ndonjë hebre tek tuk, amerikanë apo anglez, por shqiptarët e ...
Bislim Ahmetaj: Shqiptarë e Serbë mund të pushojnë bashkë por tokën s’e përziejnë
Foto: Bislim Ahmetaj: Shqiptarë e Serbë mund të pushojnë bashkë por tokën s’e përziejnë

Sot në plazhin Santa Quaranta në Sarandë dominojnë dy kombësi shqiptarët dhe serbët.
Natyrisht që ka edhe italianë, polak, ukrahinas, rusë, ndonjë hebre tek tuk, amerikanë apo anglez, por shqiptarët e Kosovës dhe sllavët e Serbisë përbëjnë shumicën e cilësuar.
E ndjek me vëmendje ritualin e tyre. Familjet e shqiptarëve të Kosovës janë më të mëdha, janë të vendosura dy apo tri familje bashkë, kanë shumë fëmijë, dhe dominojnë adoleshentët që lindën pas luftës i njohur si fenomen edhe në europën e pas Luftës së Dytë si “boom baby”. Familjet e sllavëve të Serbisë janë të vogla, me nga një, më e shumta me dy fëmijë, janë të shpërndarë në krejt plazhin.
Rrallë mund ti shohësh dy apo tri çifte me çadra ngjitur.
Fenomeni që këto dy grupe përbëjnë shumicën nuk dallohet vetëm nga gjuha por edhe nga targat e makinave në parkingun e plazhit.
Duket diçka krejt e natyrshme, s’ka asnjë fërkim apo bezdisje mes tyre.
Një çift në moshë të cilët dallohen prej meje që flasin dialektin e Rrafshit të Dukagjinit më tërheqin vëmendjen dhe i pyes se prej kahit janë.
Janë të rrethit të Pejës.
E nis bisedën me ta sikur edhe unë të isha i asaj ane.
Burri më pyet se i cilit katund jam dhe unë i them që jam i katundeve të Tropojës, i Gjurës së Halucit saktësisht, që i përket Bujanit në origjinë të hershme, por ma vonë gjyshi im ka ra në Tpla të Krasniqës në do kullota pranvere të fisit.
Baba pat dalë në Qytetin e Bajram Currit.
Ndërsa unë kam 35 vite që kam ra me jetesë në Tiranë.
Burrit i pëlqeu fort ky lloj prezantimi i imi dhe ma shprehu jo pa entuziazëm.
E nisëm bisedën në det dhe e përfunduam në kafe.
Pyetjes time se a i banë përshtypje prezenca e kaq shumë serbëve në plazhet e Shqipërisë, ai i pergjigjet ftohtë e thjeshtë.
Kështu kena pas pushue edhe në Ulqin dikur n’kohë të Titos.
Uji i detit dhe vakancat në hotele s’kanë atdhe po trualli i shpisë, toka e bukës e kullota e gjasë së gjallë kanë zot.
Shkiet kanë deshtë me i ba të vetat shpiat, tokat e bjeshkët tona e ktë s’ta falë shqiptari.
Bamë edhe shumë muabete të tjera me burrin prej Isniqit të Pejës por ky ja vlente ta ndaja me ju miqtë e mi.