“Bisedat e fundit para mbledhjes së 2 tetorit”/ Gent Cakaj takon zv.kryeministrin e Kosovës: Do zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme dhe Europën, Gent Cakaj, ka zhviluar sot një takim me zv.kryeministrin e Kosovës Besnik Tahiri.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cakaj informon se ata zhvilluan bisedat e fundit para takimit të 2 tetorit mes dy qeverive.

Pritet një bashkëpunim i thellë në fushën e ekonomisë dhe arsimit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Postimi nga Gent Cakaj:

Kënaqësi të takoja sot edhe Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z. Besnik Tahiri, për të mbyllur bisedat e fundit para mbledhjes së 2 tetorit mes dy qeverive, për të zgjeruar bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, arsimit e për të mos e lënë anash as mbështetjen për shqiptarët në rajon 🇦🇱🇽🇰#JemiNjë#Shqipëria#kosova

Kënaqësi të takoja sot edhe Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z. Besnik Tahiri, për të mbyllur bisedat e fundit para…

Gepostet von Gent Cakaj am Donnerstag, 24. September 2020